Maqedoni

Fëmijët e Dibrës festojnë 1 Prillin

01.04.2016 15:11

Edhe fëmijët kanë të drejtë të shprehin imagjinatën apo personifikimin, respektivisht tjetërsimet më të dashura për ta...

Enti parashkollor “Breshia” në Dibër organizoi sot karnevalin, duke shëtitur në shëtitoren e qytetit. 

Sot dita ishte më e larmishme dhe më e buzëqeshur nga bota e ëndrrave të fëmijëve, të cilët shprehën dëshirat dhe imagjinatën e tyre për figurat e dashura të tyre, duke personifikuar veten mjek apo ushtar i UÇK-së, të vegjlit sot paraqitën laramani veshjesh nga më të ndryshmet.

Drejtoresha e Kopshtit të fëmijëve, Ajrie Daçi, nënvizoi se ky aktivitetet tanimë është bërë tradicional.

Sfilatën e të vegjëlve kishin dalë për ta parë jo vetëm prindërit, por e gjithë qyteti.

ATLI DEMA