165 ilaçe me çmime të reja
Prej sot hyjnë në fuqi të gjitha çmimet e reja të zvogëluara të 165 ilaçeve...

Bëhet fjalë për uljen e nëntë me radhë të çmimeve të ilaçeve. Ulje të çmimit për 15 për qind ka hikoncil, ky është amoksicilin me emër gjenerik, do të thotë antibiotik.
Ka ulje të madhe të çmimit te ilaçet mirzaten dhe velafaks, të cilët shfrytëzohen për trajnim të depresionit. Sa i përket ilaçeve spitalore, ka ulje të çmimit të fludarabin (për trajnim të leukemisë krinike), topotekan (për trajnim të kancerit në vezore dhe qafën e mitrës), liksumia (tretës për injektim për diabetes melitus tip 2).
Ulet edhe çmimi i sandostatin lar (hormon për rritje), eilea (ilaç për degjenerim makular në oftalmologji). Kursimi i përgjithshëm i kësaj ulje të çmimeve të ilaçeve është mbi 653.000 euro.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me tetë uljet paraprake të çmimeve të ilaçeve janë kursyer mbi 33 milionë euro në sistemin shëndetësor. Një pjesë e këtyre mjeteve janë kursyer nga ana e institucioneve publike shëndetësore dhe shëndetësisë në përgjithësi si sektor, ndërsa një pjesë janë kursime të qytetarëve përmes uljes së çmimit të ilaçeve në farmacitë.
