Prokuroria Speciale, procedurë parahetimore për bisedat private

01.04.2016 17:19

Prokuroria Publike Speciale ka dënuar përmes një kumtese aktin e publikimit të materialeve të përgjuara të bisedave private, të cilat e cenojnë integritetin, dinjitetin dhe moralin e personave të caktuar...

“Prokuroria Speciale ka nisur procedurë parahetimore për audio-xhirimet e publikuara këtë fundjavë, ku thuhet se flitet për dy funksionarë të lartë të BDI-së, duke përkujtuar  se kjo vepër penale dënohet prej 1 deri në 5 vjet burg. Prokuroria Publike Speciale ka nisur procedurë parahetimore për bisedat private të cilat janë publikuar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e PSP-së. Nga Prokuroria Speciale bëjnë thirrje te të gjithë ata që kanë materiale të tilla t’i denoncojnë në organet kompetente. PSP kërkon, ndërkohë, që Parlamenti të respektojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. PSP, sot ka paraqitur iniciativë për sjelljen e ligjit dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, si nevojë për të caktuar kompetencat e Prokurorisë Speciale në procedurën për mbrojtjen e dëshmitarëve, për të eliminuar kështu mundësinë për paraqitjen e pengesave të shumta në punën e kësaj Prokurorie. “Në këtë drejtim vlerësojmë se sjellja e këtij ligji do të sigurojë implementim të plotë autonomisë së kësaj Prokurorie gjatë hetimit të veprave penale që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme”, thuhet në njoftimin e PSP-së.