Asani pajiset më pasaportë shqiptare, mund të luaj për Shqipërinë U21
01.04.2016 17:38
Futbollisti Jasir Asani është pajisur me pasaportë shqiptare dhe mund të luajnë pa problem me Kombëtaren U-21, që drejtohet nga Redi Jupi, pjesë e së cilës është...

Për Jasir Asani, kjo procedurë ishte kryer që më 18 mars. Megjithatë, rëndësi ka fakti se ky lojtar, me mjaft vlera, nuk ka më pengesa të këtij lloji për të dhënë kontributin e tyre në ekipin Shpresa.
Në dekretet e Presidentit thuhet: “Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Arsimit e Sportit, i jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij personit përkatës, Jasir Fadil Asanit”.
