Kadastra, lehtësime për bartjen e patundshmërive

01.04.2016 18:08

Qytetarët do të mund t’i bartin patundshmëritë nga një person në tjetër në tre hapa, për gjashtë ditë, me anë të VIP procedurës për regjistrimin e pronës, të cilën e ka vendosur Kadastra...

Dallimi në çmimin me procedurën ekzistuese është prej në 3000 denarë në 6000 denarë. Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpevski, theksoi se me vendosjen e procedurës VIP shtesë u mundësohet qytetarëve që të kenë zgjedhje se në cilën mënyrë dëshirojnë ta regjistrojnë patundshmërinë. 

“Me këtë procedurë të regjistrimit të pronës mbaron, ndërsa Kadastra nëpërmjet mënyrës elektronike të gjithë dokumentacionin do ta përcjellë deri tek komuna kompetente, e cila do ta bëjë vlerësimin dhe do të sjellë vendimin e taksave.”- deklaroi Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Trpevski.

Kryetarja e Odës së Vlerësuesve, Nadica Mlladenovska- Krckovska, theksoi se me procedurën VIP qytetarët fitojnë shpejtësi dhe siguri gjatë kryerjes së patundshmërisë.

“Vlerësojmë se në këtë mënyrë bukvalisht do të reduktohen mundësitë në minimum për çfarëdolloj mashtrimi në këto transaksione. Qytetarët dhe kompanitë do të kenë fitim të madh me këtë procedurë dhe do t’ua rekomandoj të gjithë atyre të cilët duan që në të njëjtën ditë kur do ta paguajnë çmimin e shitjes të regjistrohen në Kadastër si pronarë të pronës për të cilën kanë paguar”- theksoi kryetarja e Odës së Vlerësuesve, Nadica Mladenovska-Krckovska.

Me procedurën VIP pritet që Maqedonia nga vendi i 50-të të radhitet në atë të 40 në botë sa i përket këtij indikatori. (Gazmend Rexhepi, TVM2)