ShVL-UÇK dënon dëmtimin e pllakës përkujtimore të dëshmorit, Ismet Bajrami, në Ramë të Brezës

01.04.2016 18:57

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare- dega Shkup, reagon....

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare- dega Shkup, reagon lidhur me dëmtimin e pllakës përkujtimore te vendi i rënies së dëshmorit të kombit, Ismet Bajrami, në Ramë të Brezës.

Në reagimin me shkrim të ShVL-UÇK-së thuhet se denoncon ashpër veprimin vandal që disa persona të uniformuar të njësiteve speciale të Maqedonisë ditëve të fundit të muajit mars të këtij viti kanë dëmtuar pllakën përkujtimore te vendi i rënies së dëshmorit të kombit, Ismet Bajrami, në Ramë të Karadakut të Malësisë së Shkupit. Duke dënuar ashpër këtë akt vandal, nga ShVL-UÇK kërkojnë nga organet e rendit  zbardhjen e rastit.