Nesër “El Clasico”

01.04.2016 19:01

Barcelona ka dominuar viteve të fundit kundër madrilenëve...

Jam shumë skeptik që ky Real mund të bëj diçka më ndryshe se formacionet e viteve të kaluara.

Motivimi i katalunasve ndaj madrilenëve është më i madh se një ndeshje kundër Eibarit. Me këtë logjikë, rezultati pozitivi i Eibarit në Camp Nou do të kishte probabilitet më të madh se sa ndonjë pikë e Realit.

Tensioni psikik di të rezultoj edhe me lojë agresive dhe kartonë të kuq, dhe me shumë gjasë ndeshja do të përfundoj me më pak se 22 lojtarë në fushë.

Do të jetë interesante të shohim se sa dominues do të jetë Messi në anën e Marcelos i cili në përballje me Barcelonën gjithnjë ka qenë pika me e dobët tek Reali. Gjithçka do të varet nga mesfushat dhe distribuimi i topit në fushë.