Shkupi ndaj Skopjes për fitore të re

01.04.2016 19:56

Të shtunën Shkupi do të zhvillojë ndeshjen e javës së 21-të në elitën e futsallit. Kundërshtarë i “bardhekaltërve” nga Çairi do të jetë Skopje, skuadra e fundit në tabelë, e cila edhe pas 20 xhirove nuk ka arritur të shijojë aromën e fitores...

Bomberi shkupjan, Erkan Seferi, thotë se kështu do mbetet edhe pas javës së 21-të, pasi Shkupi është i gatshëm për fitoren e rradhës, e cila do e mbante skuadrën e tyre në pozitën e dytë.

“Vetëm fitore dhe asgjë tjetër presim nga kjo përballje. Skopje edhe pse ndodhet në pozitën e fundit nuk duhet ta nënvlerësojmë. Ata pikërisht në ndeshjen e fundit të Kupës treguan se janë një ekip i papërshtatshëm duke humbur vetëm minimalisht nga Hedisi. Megjithatë neve shpresojmë se do i’a arrijmë qëllimit për të shënuar edhe një fitore tjetër ë kampionat që do na mbante aty lartë në tabelë, menjëherë pas kampionit në fuqi, Zhelezarecit” – u shpreh për faqen zyrtare të klubit, Erkan Seferi.

Rikujtojmë Seferi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në futsall, e cila javën që shkoi zhvilloi dy ndeshje miqësore kundër Bosnje e Hercegovinës. Seferi kishte fituar hapësirën e duhur nga trajneri Bozhoviq, ndërsa me siguri se eksperienca e tij tashmë edhe si pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë do të jetë e mirëseardhur për ekipin e Shkupit.

“Vërtetë ishte një eksperiencë e mirë ajo paraqitje e imja në përfaqësuesen e Maqedonisë. Jam tepër i kënaqur që morra një ftesë të tillë, ndërsa shpresojë se me angazhimin tim ka mbetur i kënaqur edhe trajneri. Besoj se edhe më tej do jem pjesë e kësaj përfaqësuese, ndërsa shpresojë gjithashtu që në të ardhmen edhe ndonjë bashkëlojtari i imi të ftohet në të” – tha Seferi, i cili beson se do të vazhdojë me paraqitje të mira tashmë në kampionat dhe se sërish do të jetë në mesin e golashënuesve ndaj Skopjes.

Ndeshja Shkupi – Skopje zhvillohet të shtunën në palestrën “Enver Idrizi” me fillim në ora 18:30, ndërsa si gjithnjë hyrja është gratis.