Kush është fajtor për luftërat e viteve '90-ta?

01.04.2016 20:17

Ministri i Punëve të Jashtme dhe çështje Evropiane, Miro Kovaç njoftoi se Kroacia do të bëjë gjithçka në mënyrë që të kuptojë arsyen e qartë se kush është përgjegjës për luftërat e viteve '90...

Ai tha se kur të fillojnë të zbardhen këto raste, atëherë mund të fillojnë të zhvillohen marrëdhëniet normalisht, duke krijuar edhe marrëdhënie miqësore të fqinjësisë me Serbinë.

Kovaç, pas bisedimeve të zhvilluara në Vjenë me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, u tha gazetarëve se Kroacia do të merret në vazhdimësi me zgjidhje e kësaj çështjeje që ka të bëjë me "juridiksionin universal".

Duke folur për sfidat kroate në drejtim të vendeve fqinje, Kovaq i është referuar edhe një herë lirimit të Vojislav Sheshelit, i cili tha se vendimi ishte "një fyerje për të gjitha viktimat e agresionit serb dhe pasardhësit e tyre", gjithashtu një vendim i tillë nuk mund të kontribuojë për një fqinjësi të mirë”, është shprehur Kovaq.

"Lirimi i tij është një gjë e keqe për marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë, poshtu do të jetë keq edhe për BE-në”, është shprehur ai.