Maqedoni
Mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët
02.04.2016 12:03
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të ektë vranësira të vogla mesatare, ndërkaq do të fryejë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri 12 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri 29 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell, me vranësira të vogla deri emsatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri tetë gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 27 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë stabil, i thatë dhe shumë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Rënie e temperaturave pritet vetëm të dielën./Mia
