Maqedoni

Analistët: Kriza politike në vend si rrjedhojë e mosfunksionimit të shtetit ligjor

02.04.2016 12:39

Kriza politike në vend është shkaktuar si rrjedhojë e mosfunksionimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe pavarsisë institucionale...

Megjithatë, kriza politike më së tepërmi i atribohet   shkeljeve të rënda ligjore dhe kjo krizë politike detyrimisht duhet të përfundojë me proces gjyqësor. Kështu vlerëson analisti politik, Naser Zyberi mbi rrjedhën e situatës politike në vend.
 
“Meqë faza e zhvillimit të krizës politike ka ardh para dyerve të gjyqësorit, normalisht që tash të gjitha shtizat thyhen rreth gjyqësorit, në përgjithsi prokuroria speciale,  prokuroria e përgjithshme,  gjykatat dhe në përgjithsi sistemi i jurisprudencës. Kuptohet që gjyqësori ka qenë në thumb të kritikave ndërkombëtare por duhet ta kemi te qart se ky gjyqësor është produkt i politikës”, tha Naser Zyberi, analist politik.
 
Kriza politike në Maqedoni do të zgjidhet  mbi dy siteme dhe ato janë zgjedhjet dhe sistemi i pavarur gjyqësor, pohon, Zyberi.
 
“Kriza politike do të zgjidhet: një pjesë përmes procesuimit të lëndëve prej prokurorisë speciale në gjykata dhe sjellja e vendimeve  përkatëse nga ana e gjyqësorit,  ndërsa pjesa tjetër do të zgjidhet përmes procesit politik  e ato janë zgjedhjet. Zgjedhjet në një mënyrë do ta legjitimojnë politikën aktuale ose do ta dënojnë, mvarësissht se cfarë rezultati  zgjedhor do të kemi, ashtu do të dilet nga kriza”, shtoi Zyberi.
 
Në qoftë se zgjedhjet nuk do të jenë cilësore, kredibile dhe të njohura ndërkomëbtarisht, atëherë  indikacionet janë të qarta se kriza do të thellohet edhe më tepër, thekson analisti Zyberi.
 
NERMIN MULKAKI-FEJZULLAU