Botë
Obama pohon suksesin e m. bërthamore me Iranin
02.04.2016 12:45
Presidenti i SHBA deklaroi se marrëveshja bërthamore me Iranin deri tani ka qenë e suksesshme...

Barak Obama duke folur në Samitin e Sigurisë Bërthamore në Uashington, tha se marrëveshja bërthamore me Iranin deri tani ka qenë e suksesshme dhe përpjekjet për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje duhet të vazhdojnë.
Presidenti i SHBA në vazhdim të fjalës së tij pretendoi se rilidhja e ekonomisë së Iranit me ekonominë globale kërkon kohë. Sipas tij, sanksionet ekonomike dhe tregtare të SHBA ndaj Iranit, përveç disa rasteve të veçanta, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Barak Obama në një takim me krerët e vendeve të grupit G 5+1, theksoi se marrëveshja bërthamore me Iranin nuk i zgjidhtë gjitha mosmarrëveshjet me Teheranin.
Në këtë takim morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i ANEA, z. Jokia Amano dhe shefja e diplomacisë së BE znj. Federica Mogherini.
