Maqedoni
Rejistri zgjedhorë, KSHZ beson në afatet e parashikuara, Maksuti: Dilemë nëse KSHZ do të arrijë me kohë
02.04.2016 13:21
Anketimi në terren i të dhënave jokonzistente që dolën nga kontrolli i kryqëzuar është duke u zhvilluar me një intenzitet të shtuar njoftojnë në KSHZ...
Ky organ beson se do do të zbatojë detyrimet e saja ligjore në afatet e parashikuara në favor të një regjistri të besueshëm zgjedhorë nga të gjitha palët.
“Ky proces shkon me intenzitet të lartë dhe shpresojmë se deri në afatin e përcaktuar nga ana jonë do të kryhet kontrolli në terren me çka do të vijon pastaj edhe procedura administrative. Tek e fundit KSHZ fshierjen e bën në bazë të aktit juridik të dhënë nga organi kompetent. Shpresoj se edhe kjo procedurë do të kryehet me sukses dhe do të arrihet që gjatë zgjedhjeve të cilat do të mbahen do të kemi një listë zgjedhore tek e cila do të ketë çdo qytetar besim”, tha Admir Shabani, KSHZ
Por eksperti juridik Mersim maksuti hedh dilemat nëse KSHZ-ë do të arrij gjithçka me kohë.
“Duke u nisur nga rrjedhat dhe dinamika e kontrollit të listave zgjedhore, pastrimit të tyre po duket se kjo është një pikpytje që mbetet edhe më tej se a do të arrijë KSHZ ta pastrojë listen zgjedhore dhe të shkojë vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike me 5 qershor. Sipas mendimit tim mbetet ende një dilemë e mëtutjeshme dhe aq më tepër kur të gjitha institucionet tjera në këtë vend jo vetëm me pastrimin e listës por edhe çështjet e tjera nuk janë ende plotësisht të materializuara dhe të zbatuara sipas marrveshjes së Përzhinës. Duke u nisur nga ajo se nuk kemi një ligj konkret mbi mediat e lira në këtë vend por edhe obstrukcionet që bëhen nga institucionet e ndryshme lidhur me funksionimin efikas të prokurorisë speciale në këtë vend”, tha Mersim Maksuti, ekspert juridik.
Kontrolli në terren duhet të përfundojë këtë fundjavë ndërsa më pas rrjedhin procedurat administrative deri në publikimin e regjistrit final zgjedhorë.
NAIM RAMADANI
