Botë

Turqi - Erdogan flet për CNN: Nuk jam në luftë me mediat

02.04.2016 15:10

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka marrë kritika nga mbarë opinioni ndërkombëtar...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka marrë kritika nga mbarë opinioni ndërkombëtar në lidhje me marrëdhënien e tij me median, ka deklaruar se ai nuk është në luftë me shtypin e apo me lirinë e shprehjes.
 
Në një intervistë për gjigandin mediatik CNN, Erdogan është pyetur në lidhje me ngjarjet e fundit të regjistruara në Turqi në lidhje me këtë cështje, ku përfshihen dërgimi në gjyq i dy gazetarëve të gazetës Cumhuriet, Can Dundar dhe Erdem Gul, kalimi në pronë të shtetit të një gazette tjetër e cila njihej për qëndrimet e saj opozitare ndaj qeverisë si dhe bllokimi i sinjalit të transmetimit të një televizioni privat.
 
Në fjalën e tij, Erdogan theksoi se nuk është në luftë me median dhe se duhet bërë dallimi midis lirisë mediatike dhe spiunazhit.
 
“Unë nuk jam në luftë me mediat. Ne duhet të përcaktojmë se çfarë do të thotë liria mediatike në këndështrimin tuaj dhë në këndvështrimin tim.”
 
“Mund t’iu përmend pushimin e gazetarëve nga puna, dërgimi i tyre në burg si dhe përpara gjykatës, mbylljen e gazetave etj.”
 
“Vendi im ka disa ligje. Kur një gazetar ose një drejtues ekzekutiv i një gazete përfshihet në një çështje spiunazhi duke nxjerrë përpara botës materiale që klasifikohen si dokumenta sekret, atëherë ata duhet të paguajnë çmimin që detyrohen. Jam i sigurt që kjo ndodh në çdo vend të botës.”
 
Më tej, Erdogan u prononcua edhe në lidhje me marrëdhëniet e paqëndrueshme që ka Turqia me Bashkimin Europian.
 
“Sa i përket Bashkimit Europian, unë mund të them se ne akoma nuk e kemi marrë atë që presim që prej vitit 1963. Tani jemi në vitin 2016 dhe kjo do të thotë se që prej atëherë kanë kaluar 53 vite. Edhe pse jemi ndër aplikantët e parë që kemi shprehur vullnetin për t’u bërë pjesë e BE-së, zyrtarët e unionit na kanë vendosur shumë pengesa për t’u anëtarësuar.”
 
Në mbyllje Erdogan tha se pavarësisht kësaj, vendi i tij sërish po tregohet i duruar dhe i vendosur, duke shtuar se pret një një mbyllje pozitive të kësaj historie./Oranews