Maqedoni

Plani detal urbanistik i aerodromit, LSDM: Planet kontestuese të tërhiqen

02.04.2016 15:39

Këshilltarët e LSDM-së në komunën e Aerodromit kërkojnë nga komuna që të tërheq planet kontestuese...

Këshilltarët e LSDM-së në komunën e Aerodromit kërkojnë nga komuna që të tërheq planet kontestuese për ndërtim të cilat parashikojnë uzurpim të hapësirave të gjelbëruara për ndërtimin e pallateve.
 
Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së Lubica Jançeva akuzoi kryetarin e komunës Ivica Konevski dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski se në dëm të shëndetit të banorëve të Aerodormit në këtë lokacion afër lumit Vardar dëshimrojnë të ngrejnë ndërtesë tetë katëshe. Sipas Jançevës kjo bëhet vetëm për përfitime personale.
 
“Në vend të interesave të qytetarëve, Ivica Konevski dhe Nikolla Gruevski janë prioritet vetëm interesat personale dhe të biznesit. Banorët e Aerodormit dhe Shkupit gjatë dimrit thithin ajër skjashmërisht të ndotur përplot thërmi kancerogjene, të rrezikshme për shëndetin. Shkatërimi i gjelbërimit në Aerodrom do ta përkeqësojë akoma më shumë situatën”, tha Lubica Jançeva, kordinatore e këshilltarëve të LSDM-së.
 
Ky është vetëm një nga shumë lokacionet ku është uzurpuar gjelbërimi për tu ndërtuar objekte banimi.
 
Së fundmi janë ndërtuar 48 ndërtesa. Sipas këshilltarëve të LSDM-së kjo ka ndikuar në kaosin brenda komunës ku shpesh ka ndërpreje të ujit por edhe rrymës elektrike.
 
Sipas tyre plani detal urbanistik i komunës që është në përpunim duhet ti thotë stop këtyre ndërtimeve duke repsektuar proceduart ligjore por edhe opinionin e qytetarëve.
 
MERAL ISMAILI