Maqedoni

Shkrumbohen rreth 5 hektarë pisha në Sllupçan

02.04.2016 16:08

Mbrëmë rreth orës 19.00 në pyjet me pisha në afërsi të Sllupçanit, nga zjarri i shkaktuar janë shkrumbuar rreth pesë hektarë pyje me pisha...

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur ekipet për lokalizimin e zjarrit, mirëpo terreni i papërshtatshëm për kalim, ka vështirësuar lokalizimin e menjëhershëm të zjarrit.
 
Megjithatë falë angazhimit maksimal të të punësuarve në njësinë e “Pyjeve të Maqedonisë” në Kumanovë, zjarri është lokalizuar rrerth orës 22.00.
 
Si shkaktar kryesor për shpërthimin e zjarrit supozohet të jetë faktori njeri, kurse lartësia e dëmit të shkaktuar ende nuk dihet.
 
Të përkujtojmë se edhe vitin e kaluar në pyjet e afërta me pisha në afërsi të fshatit Sllupçan, kishte shpërthyer një zjarr I cili kishte djegur disa dhjetra hektarë me pisha duke shkaktuar dëm të madh material por edhe ekologjik.
 
NEXHAT AQIFI