Maqedoni
Dorëheqjet e ministrave të BDI-së, Gruevski: BDI në qeveri, priten emërimet e reja
02.04.2016 16:59
Pas dorëheqjes së ministrave dhe zëvendës ministrave të BDI-së, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski thotë se BDI nuk ka dalë nga qeveria...

Gruevski I bindur se BDI do të emërojë ministra të ri dhe se nuk do të mbeten vetëm me LSDM-në në ekzekutiv.
Lideri I VMRO-DPMNE-së mohon të jetë takuar me Ahmetin pas deponimit të dorëhqejeve, por nuk përjashton mundësinë që të ulen bashkë me liderin e integristëve dhe të rishikojnë situatën.
“Takim nuk kemi pasur por ndoshta edhe do të kemi. Nuk është e saktë se kemi mbetur vetëm ne dhe LSDM në qeveri. Nga ajo që unë kam kuptuar BDI nuk e ka lëshuar qeverinë por do të bëjë ndërrimin e kuadrove të saj. Çdo parti politike ka të drejtë të bëjë ndërrimin e kuadrove të saj në qeveri dhe të ofrojë kuadro tjerë”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ministrat dhe zëvendë ministrat e BDI-së dje lëshuan qeverinë, pas mbajtjes së mbledhjes të kryesisë qendrore të partisë. Shkak I dorëheqjeve janë bisedat e përgjuara private.
Dorëheqjet e tyre pritet të hënën të miratohen edhe në kuvend në senacë plenare. Nga partija e Ahemtit akoma pa përgjigje konkrete për hapat e mëtjemë. Kompetencat për vendimarje mbeten në duart e liderit të partisë Ali Ahmeti.
MERAL ISMAILI
