Maqedoni

Dita ndërkombëtare e autizmit

02.04.2016 17:41

Për trajtim më efikas të autizmit me rëndëisi është hapja e qendrës për dijagnostifikim të hershëm por edhe formimi i regjistrit të personave me autizëm...

Vlerësimi vjen nga zonja e parë e shtetit Maja Ivanova e cila mbështeti ngjarjen në kopshtin zologjik për shënimin e dy prillit, ditës ndërkombëtare të autizmit.
 
Rreth njëqind fëmijë bashkë me prindërit e tyre nëpërmjet programit edukativ dhe argëtues kishin ardhur për të shënuar këtë ditë. Sipas Ivanovës është punuar mjaft në fushën e autizmit por duhet akoma për të punuar në këtë drejtim.
 
“Do të duhet të përqëndrohemi në dijagnostifkimin dhe parandalimin e hershëm, hapjen e më shumë qendrave ditore në mbarë vendin që do të trajtojnë fëmijët me autizëm. Do të duhet të bëhet edhe trajnim i kuadrit profesional. Me rëndësi është formimi i një regjistri për të ditur se sa persona kemi me autizëm dhe ajo që është për mua më me rëndësi është hapja e qendrës dijagnostifikuese për autizëm, shpresoj se së shpejti do të hapet”, tha Maja Ivanova, bashkëshortja e presidentit Ivanov.
 
Nga shoqata e defektolëgve të Maqedonisë kërkuan që të rritet numri i defektologëve në shkolla dhe kopshte për fëmijë si dhe tu sigurohen kushte më të mira fëmijëve për tu përfshirë në procesin arsimor. Statistikat flasin se numri i personave me autizëm në maqedoni është në rritje.
 
“Kjo nuk është një sëmundje e thjeshtë, paraqet gjëndje e cila tek fëmijët të ndryshëm prezantohet në fomra të ndryshme. Statistikat tona flasin se numri I fëmijëve të prekur nga autizmi është rritur dhe në klinikë shohim çdo ditë e më shumë fëmijë të cilët në moshë të hershme reflektojnë sjellje të autizmit. Andaj vijmë në përfundim se sa më shpejtë I detektojmë ato sjellje jo normale në zhvillimin e tyre mundësitë për mënjanimin e tyre janë më të mëdha”, tha Aspazija Sofijanova, pedijatre.
 
Maqedonia nga viti 2010-të është kyçur në shënimin e ditës botërore të personave me autizëm. Që atëherë e këndej në vend është ngritur zëri për rritjen e vetëdijes ndaj këtij çrregullimi shpirtëror. Për t’iu bashkangjitur fushatës botërore në mbështetje të personave me autizëm, gjatë natës disa objekte në Shkup do të ndriçojnë me ngjyrë të kaltër.
 
MERAL ISMAILI