Maqedoni
Tetovë, ndërmarrja e parkingjeve zonale liron nga pagesa personat me aftësi të veçanta
02.04.2016 17:56
Të gjithë personat me invaliditet dhe pengesa të tjera, tani mund që veturat e tyre ti parkojnë lirshëm nëpër parkingje...

Të gjithë personat me invaliditet dhe pengesa të tjera, tani mund që veturat e tyre ti parkojnë lirshëm nëpër parkingjet Zonale në Tetovë pasi këtë ua ka mundësuar ndërmarrja e parkingjeve Zonale në Tetovë.
“Parashihet edhe lirimi I pagesës të personave me invaliditet,ndërkohë kusht I rregullores është që, invalidët në fjalë të jenë banorë të komunës së Tetovës dhe të posedojnë automjetin e tyre, në këtë kategori janë personat që kanë vështirësi me shikimin, me veshkë të dëmtuara”, tha Fejsal Beadini drejtor I ndërmarrjes për parking.
Banorët e komunës së Tetovës kanë përshëndetur këtë hap të ndërmarrjes, duke inkurajuar atë që, edhe në të ardhmen të kujdeset më tepër për këtë kategori njerëzish.
“Unë mendoj se është një punë mjaftë e mirë , tani është liruar qyteti prej veturave që u parkonin rend e pa rend”...
“Në rregull është tani u parkuam atje dërguam mesazh dhe gjithçka në rregull është”...
“Është bërë mirë njerëzit tani janë bërë të vetëdijshëm ku duhet të parkohen”, thanë banorët e anketuar.
Nga ana tjetër drejtori I kësaj ndërmarrje Fejasl Beadini u shpreh se tani më ndërmarrja është duke përpiluar projektin për tu zgjeruar edhe në bulevardin e Ilindenit dhe në rrugën Bllagoja Toska, kurse në sezonin e dimrit do të inkuadrohet edhe parkingjet në Kodrën e Diellit dhe të njëjtat do të jenë me pagesë dhe do të menaxhohet nga ndërmarrja për menaxhimin me parkingjet në Tetovë.
VISAR SADIKI
