Maqedoni
Ministria e shëndetësisë solli rregullore për kompensim të harxhimeve të barnatoreve mobile
02.04.2016 18:06
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencinë për ilaçe dhe mjete mjekësore solli rregullore...

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencinë për ilaçe dhe mjete mjekësore solli rregullore në të cilën parashikohet kompensim të një pjese të harxhimeve të barnatoreve mobile, me çka pritet të rritet konkurrenca dhe interesi dhe në këtë mënyrë të mbulohet tërë territori i Republikës së Maqedonisë me barnatoret mobile.
“Projekti "Barnatore mobile" është vazhdimisht i përqëndruar në vendbanimet më të vogla deri 1.000 banorë, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë edhe nga disa orë deri te qyteti më i afërt që ta marrin terapinë e tyre nga barnatorja”, tha Nikolla Todorov, ministri i shëndetësisë.
Ministri i shëndetësisë Todorov tha se gjatë periudhës së kaluar kanë publikuar thirrje për ndarjen e licencave në bazë të të cilave kanë ndarë gjashtë licenca për barnatore mobile, të cilat mbulojnë 304 vendbanime me mbi 50.000 banorë.
Ai potencoi se ky projekt është komplementar me projektin "Mjeku rural" dhe recetat të cilat shkruhen nga ana e mjekut rural, barmatorja mobile ka obligim t'i realizojë në afat prej dy ditëve as shkruarjes së tyre.
BESIM ABDULLAHI
