Botë

Siri, zbulohet varr masiv në palmira, dhjetra fëmijë e gra me koka të prera

02.04.2016 18:28

Ushtria siriane ka gjetur një varr masiv me 40 trupa të vrarësh në qytetin Palmira, qytetin që e çliroi të dielën e kaluar nga terroristët e Shtetit Islamik...

Kështu njoftoi dje, Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Sirisë, “SANA”. Sipas saj, varri që përmbante trupat e shumë grave dhe fëmijëve, ishte në verilindje të Palmirës. Shumicës prej tyre i kishin prerë kokën.
 
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut që mbikqyr prej 5 vjetësh konfliktin në Siri, nëpërmjet një rrjeti informatorësh në terren, tha se, ISIS kishte vrarë një numër njerëzish disa kohë më parë dhe i kishte varrosur në periferi të qytetit.