Botë

Indi - Vendos jashtë lokalit frigoriferin për të ushqyer të pastrehët

02.04.2016 19:29

Pronarja e një restoranti në Indi vendosi të nxjerrë jashtë lokalit të tij një frigorifer ku ajo do të vendosë...

Pronarja e një restoranti në Indi vendosi të nxjerrë jashtë lokalit të tij një frigorifer ku ajo do të vendosë ushqimet e mbetura të ditës në lokal për tia dhuruar të varfërve dhe të pastrehëve.
 
Frigoriferi quhet “nanma maram”, që do të thotë “Pema e Zotit” dhe Minu Pauline, pronarja e restorantit Pappadavada në Kochi, në jug të Indisë thotë se është kontributi i saj për të luftuar varfërinë.
 
“Nëse nuk do të bëja asgjë, asgjë nuk do të ndodhte” tha ajo.
 
Më vonë iniciativës së saj i janë bashkuar dhe shumë njerëz të tjerë të komunitetit.
 
Pauline, vetëm 28 vjeçe u frymëzua për të vendosur frigoriferin jashtë pasi pa një grua që po kërkonte ushqim në kazanët e saj të plehrave.
 
“Ishte shumë e trishtueshme” i tha ajo The Independent