Maqedoni
Mot i ngrohtë dhe me diell me temperaturë deri 24 gradë
03.04.2016 12:02
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare...

Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri 10, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 24 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tetë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 22 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe shumë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Vetëm nesër do të ketë ulje të vogël të temperaturave./Mia
