Botë

Bruksel, aeroporti rihapet sot pjesërisht

03.04.2016 12:47

Aeroporti i Brukselit do të rihapet sot pjesërisht për fluturime të udhëtarëve, afro 10 ditë pasi një terminal i tij u sulmua nga sulmuesit vetëvrarës me bomba...

“Prej sot aeroporti i Brukselit do të jetë pjesërisht operacional”, u tha sot gazetarëve në Bruksel shefi ekzekutiv i aeroportit, Arnaud Feist.
 
Ky rifillim, megjithqë i pjesërishëm, është shenjë e shpresës”, tha ai.
 
Ky aeroport ishte mbyllur prej se dy militantë të dyshuar islamikë ndërmorën sulme vetëvrasëse me bomba në terminalin e nisjes së fluturimeve.
 
Nga sulmi më 22 mars në aeroport dhe një tjetër në metronë e qytetit, u vranë 32 vetë. Përgjegjësinë për këto sulme e pat marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.