Botë

Uashington, rojet e sigurisë së Erdoganit përleshen me policët dhe protestuesit

03.04.2016 13:04

Rojat e sigurisë së presidentit Erdogan kanë bërë një sjellje aspak të hijshme në një nga sheshet e Uashingtonit...

Protestues të shumtë janë mbledhur e kanë kritikuar presidentin Rexhep Taip Erdogan për dhunim të fjalës së lirë në Turqi si edhe për mënyrën se si ai po e trajton popullsinë kurde.
 
Kaq ka mjaftuar që rojat e sigurisë së Erdoganit të përleshen me protestuesit por edhe duke shtyrë me forcë gazetarët si edhe policët e qytetit.