Maqedoni
Shporta e konsumatorit, qytetarët: Fitimet më të ulta se nevojat mujore
03.04.2016 13:18
Çmimet e larta të konsumit dhe papunsia po varfërojnë edhe më tej shportën e konsumatorit...

Qytetarët thonë se këtë situatë e bën më të rëndë fakti se shkalla e papunësisë është shumë e lartë. Madje edhe ata që punbojnë thonë se rrogat e ulta, vonesa e tyre dhe rritja e cmimeve, i fut në borxhe të vazhdueshme. Shporta mujore, në të shumtën e rasteve kushton pothuajse dyfish më shumë se rroga minimale në vend, thonë qytetarët.
“Shkaku kryesor eshte papunesia cmimet ne kete kohe nuk eshte i shtrjte pse eshte papunesia duket cmimi i larte”...
“Ndonjë dit me shtrtejt jane, ndonje dit me lire jan por per ne penzionerat eshte vshtir”, thanë qytetarët e anketar.
Ulja e fuqisës blerëse të qytetarëve këto ditë ka ndikuar drejtëpërdrejt edhe në punën e tregëtarëve. Ata për TVM-2 shprehën të paknaqur nga fitimi i ulët.
“Gjendja është shumë katastreofale cmimet janë shumë tëlira por populli nuk ka para per buk dhe jo për të ble gjëra të tjera mendimi mbi gjitha është ta ketë në dore qeveria le të ulen të mendojne pak më shumë populli është në një gjendje shumë të keqe çmimet nuk janë shum të larta çmimet jane shumë të ulta papunesia jerezit I gjen naper rrugë papunesia eshte shumë e madhe”…
“Njerez ka por shitje nuk ka, skan pare me qka me ble njerezit çmimet janë të ulta por njerëz nuk ka”...
“Papunesia eshte me e keqe cmimi esht ai pune nuk ka njerez nuk ka me te ulta skan ku te shkojne cmimet”, thanë shitësit e anketuar.
Sipas Lidhjes se Sindikatave te Maqedonisë, për një familje 4 anëtarëshe nevojiten 32 mijë denarë në muaj. Në këtë shportë konsumatore janë përfshirë shpenzimet për banim, ato për higjienë, transport, kulturë, veshmbathje dhe shëndet.
GAZMEND REXHEPI
