Maqedoni

Tetova ballafaqohet me mungesën e transportit urban, qytetarët: Kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë; Arifi: E bindur se da ta realizojë këtë projekt

03.04.2016 15:04

Tetova qytet me dy universitet dhe shkolla të mesme dhe fillore ende po ballafaqohet me problemin e transportit urban...

Tetova qytet me dy universitet dhe shkolla të mesme dhe fillore ende po ballafaqohet me problemin e transportit urban, ku të gjithë qytetarët e kësaj komune shfrytëzojnë alternativat tjera për të kryer nj shërbim nëpër qytet pasi mungesa e transportit publik vërehet më shumë se kudo tjetër në këtë qytet.
 
Disa banorët të anketuar për TVM2 theksuan se Tetova ka nevojë ,për transport publik ,dhe ky projekt është shumë I vonuar duke parë që gjitha qytetet tjera në RM-ës funksionon transporti publik.
 
“Këtu komunikacioni është më se I nevojshëm ,me atë kuptim se edhe studentët të jenë të lirë të shkojnë deri në fakultet të ndjekin studimet e tyre, dhe gjithë banorët të kenë një lëvizje të lirë të qetë të kryen punët dhe obligimet e tyre”...
 
“Është tepër I vonuar sipas mendimit tim , është dashur këtë problem që moti të zgjidhet,ka nevojë mendoj se shumë ka nevojë”...
 
“Nëse bëhet do bëhet shumë mirë dhe mendoj që hapë pas hapi është duke u bërë”, thanë banorët e anketuar.
 
Ndërkaq kryetarja e komunës së Tetovës lidhur me këtë problem të kamotshëm të qyteti është shprehur e bindur se me ndihmën e ndonjë institucioni ose pa të.Komuna e Tetovës do të realizoj këtë projekt pasi është nevojë e qytetit.
 
“Për sa I përket ne ende nuk kemi marrë përgjigje ,ju siç jeni të informuar në mbledhjen e fundit në këshillin komunal tani më ne kemi formuar edhe bordin drejtues të kësaj ndërmarrje , pa marrë parasysh që cila do jetë rrjedhja se sa do të na ndihmoj dhe kush do na ndihmoj ashtu edhe siç edhe ndërmarrja ,tjetër e parkingjeve ashtu ne do I futemi kësaj pune vetë pasi është edhe nevojë e qytetit, dhe Tetova është qyteti I dytë në Maqedoni”, tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.
 
Komuna e Tetovës po që se do të kishte një komunikacion urban Tetova do të ishte më pakë e ndotur pasi shumë qytetar për transport do të shfrytëzonin linjat e transportit urban dhe qyteti do të ishte me komunikacion  më pak të ngarkuar.  
 
Visar Sadiki