Maqedoni
Ministria e arsimit dhe shkencës: Nis projekti për zhvillimin e aftësive të nxënësve
03.04.2016 16:03
Ministria e arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me bankën botërore nis projektin për zhvillimin e aftësive profesionale tek nxënësit e shkollave të mesme profesionale...

Projekti në vlerë prej 700 mijë euro parashikon lidhjen e shkollave me kompani të vendit me qëllim përmirëimin e mësiit praktik të nxënësve dhe aftësimin e tyre për punësim të menjëhershëm pas mbarimit të shkollës së mesme.
Të drejtë të aplikimit kanë gjitha shkollat profesionale me projketet e tyre të përpunuara me kompanitë.
“Programi ofron disa lloje të granteve. Ofron mundësi për financim të projekteve për realizim të punës praktike në kuadër të shkollës për organizimin e trajnimeve gjatë verës, kureseve dhe punë praktike në shkollë si dhe projekte për mësim praktik në kompani. Shuma e parave që mund të fitohen për një proejkt lëviz nga 5 deri më 20 mijë euro. Mund të palikohet me më shumë projekte për lloje të ndryshme të granteve”, tha Spiro Ristovski, zv/ministër i arsimit.
Sipas Ristovskit projekti tillë është afatgjat dhe gjithashtu ka për qëllim modernizimin e arsimit të mesëm sipas nevojave të tregut të punës.
“Bëhet fjalë për projekt afatgjatë që ne do ta realizojmë katër vitet e ardhshme. Do të ndërohen gjitha programet mësimore, do të ndërohen librat si dhe laboratorët në shkollat profesionale. Kjo është bazë sipas së së cilës ne duhet të funksionojmë. Patjetër duhet të investojmë në këtë pjesë pasiqë vetëm kështu mund që të sigurojmë qasje më të lehtë në tregun e punës”, shtoi Ristovski.
Projektet për fitimin e granteve mund të dorëzohen në minsitrinë e arsimit deri më 15 maj. Për shpërndarjen e fondeve do të formohet komision I veçantë midis ministrisë, banëks botërore dhe odave ekonomike.
Paraprakisht për fitimin e granteve ministria do të realziojë trajnime nëpër shkolla duke filluar të martën në fakultetin e maqinerisë në Shkup për të vazhduar nëpër qytetet tjera të vendit.
MERAL ISMAILI
