Maqedoni

Ivanov, kriza e migrantëve mundësi që Maqedonia dhe Greqia të bashkëpunojnë

03.04.2016 16:27

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në një intervistë për gazetën greke "To Vima"...

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në një intervistë për gazetën greke "To Vima" deklaroi se kriza e migrantëve është mundësi për institucionet e dy shteteve fqinje që ta tejkalojnë mosbesimin dhe të fillojnë të bashkëpunojnë.
 
Ai tha se Opinionit grek duhet t'i bëhet e qartë se mbyllja e korridorit ballkanik nuk është në dëm të Greqisë, por përkundrazi në dobi të saj. Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë pjesë e vendimit për kufizimin e lëvizjes së cilit do qoftë dhe asnjëherë nuk kemi përkrahur përjashtime të Athinës nga iniciativat e lidhura me krizën e migrantëve.
 
I pyetur si e komenton mbylljen e korridorit ballkanik dhe nëse vlerëson se Athina duhej të përfshihet në diskutimet për gjetjen e zgjidhjes për fluksin e refugjatëve nëpër rutën ballkanike, presidenti ivanov me përgjigje.  
 
“Greqia ka lejuar kampe të improvizuara në vet linjën kufitare të Republikës së Maqedonisë dhe me këtë i ka inkurajuar migrantët të shfrytëzojnë kalime ilegale, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka rrezikuar sigurinë tonë kombëtare. Konfirmim për këtë është incidenti më 14 mars, kur rreth 2.500 persona ilegalisht kanë hyrë në territorin e Maqedonisë”, tha Ivanov.
 
Lidhur me "Masat për besim", Ivanov tha se ato ishin me iniciativë pikërisht të Maqedonisë dhe se Maqedonia ka bërë çmos që të ndërtojë ura me shoqërinë greke madje edhe në kushte kur Qeveria greke ka bërë çmos që ta minojë bashkëpunimin e tillë.
 
Ndërkohë, lidhur me "ngrirjen" e negociatave për çështjen rreth emrit, presidenti Ivanov porositi se ai gjithmonë ka qenë dhe është i gatshëm për takime të drejtpërdrejta me cilindo politikan dhe veprimtar shoqëror nga Greqia.
 
“Takimet e mia me kryeministrin Cipras janë inkurajuese. Realiteti është se Republika e Maqedonisë është shtet sovran dhe i pavarur, dhe me vendime të imponuara dhe të njëanshme është e pamundur të kemi mbyllje adekuate të kësaj çështje”, shtoi Ivanov.
 
Ivanov ka shfaqur shpresë së shumica e grekëve kuptojnë se Republika e Maqedonisë nuk është armik i vendit të tyre, por përkundrazi, është komb me të cilin Greqia ndan shumë më tepër sesa duket në shkim të pare.
 
BESIM ABDULLAI