Maqedoni

Dimitriev: Konsultime për ministrat e rinj të BDI-së

03.04.2016 17:53

Kryeministri Emil Dimitriev i ka pranuar dorëheqjet e ministravetë BDI-së dhe në pajtueshmëri me procedurën ato janë dërguar në Parlamentin e Maqedonisë...

"E drejtë e partisë politike BDI është që t`i tërheq personat nga pozicionet e ministrave dhe cilët persona do ti jap si propozime për zgjedhjen e ministrave dhe për këtë proces janë duke u zhvilluar konsultimet. Nga ana e VMRO-DPMNE-së deri te qeveria nuk ka arritur asnjë paralajmërim ose informacion për ndryshimin e ministrave", shprehen nga kabineti i kryeministrit Dimitriev.  
 
Ndërkaq, ndërmjetësuesi belg Piter Vanhojte përmes një postimi në ‘facebook’, situatën aktuale politike e ka konsideruar si pasojë e një demokracie jofunksionale. 
 
Ai ka thënë se një qeveri pa BDI-në është një qeveri pa shumicë dhe si e tillë nuk mund të funksionojë. 
 
Heshtja e kryeministrit të vendit përballë këtyre zhvillimeve është e pakuptimtë, pasi sipas tij, në një shtet normal,kryeministri do të duhej që të reagonte.