Maqedoni
Spasovski: BDI dërgon përshtypje se gjoja po bën ndryshime
03.04.2016 18:02
BDI dëshiron të dërgojë përshtypje të gabuar se gjoja po bën ndryshime vlerëson, Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasvoski...

Ai pret që gjithçka të marr fund me ndryshimin e disa emrave në qeveri dhe hedh dyshime se zhvillimet e fundit janë si rezultat i veprimeve të koordinuara mes partnerëve të koalicionit VMRO dhe BDI.
Ndërkohë i pyetur nëse ka mbetur kohë e mjaftueshme për pastrimin në tërësi të listës zgjedhore, Spasovksi u shpreh i prerë se pa listë të pastruar zgjedhore dhe reforma në media nuk mund të ketë zgjedhjet ë lirë, të drejta dhe demokratike.
“Për këtë nuk mund të jape përgjigje. Ai që është kompetent të japë përgjigje është KSHZ-ja, duke analizuar të gjitha të dhënat që kanë dalë nga sondazhi në terren dhe duke analizuar të gjitha të dhënat të cilat do ti posedojmë nëpërmejt kontrollit administrativ nga ana e institucioneve. Por e di një gjë se nevoitet kohë e mjaftueshme për tu pastruar lista zgjedhore, ndërsa pa pastrimin e listës zgjedhore dhe reformave në media nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike dhe nuk do të kemi proces kredibil zgjedhor tek i cili do të besojnë të gjithë qytetarët”, tha Oliver Spasovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.
