Botë

Vizitë përplot tensione e Vuçiqit në Kosovë

03.04.2016 18:09

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qëndruar në Kosovë pavarësisht një incidenti që ka ndodhur para vizitës së tij në Zubin Potok...

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka njoftuar për Radion Evropa e Lirë se në orët e hershme të mëngjesit, është hedhur një bombë dore në oborrin e palestrës së re sportive në Zubin Potok.
 
Nga shpërthimi nuk kishte viktima në njerëz, përveç dëmtimit të një automjeti. Vizitën e tij në Kosovë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka filluar në mëngjes në Leposaviq, ku i ka vizituar repartet e kombinatit “Trepça”.
 
Ai u ka thënë serbëve të tubuar se vetëm Serbia e fortë mund t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe popullin e vet në Kosovë, prandaj këtë mesazh, siç ka thënë ai, ua ka dërguar “edhe atyre, të cilët me bomba dhe të shtëna janë përpjekur për ta frikësuar.
 
Prishtina zyrtare ka deklaruar se Vizita e Vuçiqit në Kosovë po bëhet me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe e siguron policia e Kosovës.