Botë
Bruksel, sot pjesërisht është rihapur aeroporti
03.04.2016 18:40
Aeroporti i Brukselit sot është rihapur pjesërisht për fluturime të udhëtarëve, 12 ditë pas sulmeve vetëvrasëse të grupit ekstremist, Shteti Islamik...

Vazhdimi i fluturimeve u bë pasdite, pasi një aeroplan me udhëtarë është nisur për në qytetin Faro të Portugalisë.Ka fluturime edhe për në Athinë të Greqisë dhe Torino të Italisë.
Nga sulmet vetëvrasëse me bomba më 22 mars, në aeroportin e Brukselit dhe në metron e qytetit, janë vrarë 32 vetë.
Udhëtarët sot kanë kaluar nëpër kontrolle më të ashpra të sigurisë, ndërsa aeroplanët nisen nga një pistë e përkohshme.
