KSHZ, skadon afati për kontrollin në terren
Ende nuk dihet nëse ekipet e KSHZ-së do të arrijnë që sot të përfundojnë kontrollin në terren të 89.383 votuesve fiktivë që figurojnë në listën zgjedhore...

Nga KSHZ ende nuk deshirojne te flasin me numra konkret lidhur me ate se cilat jane efektet qe jane arritur nga kontrolli ne terren, si dhe sa është numri i të dhënave tanimë të kontrolluara.
Ata thanë se brenda ditës do të informojnë pas përfundimit të mbledhjes së anëtarëve të KSHZ-së. Afati për kontroll të votuesve të dyshimtë në terren skadon sot, ndërkaq dje nga KSHZ, thanë se gjithçka po shkon sipas planit dhe se gjithçka do të zbatohet në kohë.
Jane kontrolluar mbi 20 mije emra te kontestueshem dhe deri në skadimin e afatit, duhet të kontrollohen edhe rreth 60 mijë votues të dyshimtë.
