Maqedonia e shënon Ditën e NATO-s
04.04.2016 09:24
Në Shkup sot do të shënohet Dita e NATO-s, përkatësisht dita kur para 67 viteve u formua Aleanca veriatlantike...

Në solemnitetin në Shtëpinë e ARM-së, siç është paralajmëruar, do të flasë minsitri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Në shënimin që e organizon Ministria e Mbrojtjes dhe Këshilli euroatlantik i Maqedonisë, do të prezantohen historia, vlerat dhe qëllimet e NATO-s, si dhe rëndësia e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
Dita e NATO-s është ngjarje që tradicionalisht shënohet në të gjitha vendet-anëtare të Aleancës, si dhe në vendet-partnere. Në këtë datë, në vitin 1949, 12 vende, në Uashington e nënshkruan Marrëveshjen me të cilën u konstituua Aleanca veriatlantike. (mia.mk)
