Poposki në Bruksel në takim me Danielson

04.04.2016 09:55

MPJ kumtoi se në takime do të bisedohet për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë në kontekst të Raportit të KE-së, si dhe për sfidat lidhur me krizën e migrantëve...

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në Bruksel do të ketë takim me përfaqësues të Komisionit evropian, përfshirë edhe me drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim në KE, Kristian Danielson.

MPJ kumtoi se në takime do të bisedohet për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë në kontekst të Raportit të KE-së, si dhe për sfidat lidhur me krizën e migrantëve. (mia.mk)