Në "Alo doktor" 1.292 thirrje për shtatë ditë

04.04.2016 10:34

Për një javë 1.292 thirrje në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor!. Nga 15 shtatori i vitit 2014 deri mbrëmë në 02/ 15 123 janë paraqitur gjithsej 85.213 qytetarë...

Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim mjekësor i drejtpërdrejtë në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit.

Gjithsej 25 mjekë janë të qasshëm për këshillë mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.

Thirrjet janë për spektrin e gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për shtypje të rritur të gjakut, kokëdhembje, ftohje sezonale, temperaturë të rritur dhe këshilla lidhur me sëmundjet kronike.

Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike u është dhënë ndihmë mjekësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike. (mia.mk)