Në Shkup 31 aksidente për tri ditë, 13 të lënduar

04.04.2016 11:19

Pesë persona janë lënduar rëndë, ndërsa tetë kanë marrë lëndime më të lehta në 13 prej 31 fatkeqësive të evidentuara në komunikacion në tre ditët e kaluara në Shkup...

Në aksidentet e tjera është shkaktuar dëm material, informoi inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB - Shkup.

Gjatë tre ditëve të kaluara policia e komunikacionit ka zbuluar dhe ka sanksionuar 92 drejtues të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 21 të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 11 kanë kaluar në semafor të kuq, 22 nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit apo kanë folur në  celular, ndërsa 12 gjatë ngasjes së biçikletës me motor ndihmës, moped, motoçikletë nuk kanë mbajtur  helmetë.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë hequr 79 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. (mia.mk)