Shira të rrëmbyeshëm në Pakistan, regjistrohen edhe viktima

04.04.2016 11:31

Zyrtarët pakistanezë thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në veriperëndim të Pakistanit...

Shirat kishin filluar gjatë natës së 3 prillit dhe ato kanë shkaktuar vërshime në shumë lokacione në provincën e Khyber Pakhtunkhwas dhe në Luginën Neelam, në Kashmir.
 
Të paktën 53 njerëz janë vrarë dhe 60 të tjerë janë pranuar nëpër spitale. Zona më e goditur ishte distrikti Shangla, ku u raportuan 14 raste të vdekjes, pasuar nga rajoni Kohistan, ku si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut u vranë 12 njerëz, transmeton Rel. Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në zona të ndryshme të kësaj province.