Ekonomi
Shtrenjtohen benzinat për gjysëm denari, dizeli 1 denar më lirë
04.04.2016 13:57
Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa dizel dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohen prej një denarë, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energjetikë-Maqedoni...

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 61 den/lit, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 63 den/lit. Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ, çmimi i dizelit do të jetë 44 den/lit, ndërsa i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 32.50 den/lit.
Po ashtu, zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M-1 NS për 0. 609 den/kg, tani ai do të shitet me çmim prej 18.228 den/kg.
