Botë

Sirianët e parë arritën me aeroplan në Gjermani nga Turqia

04.04.2016 14:00

Refugjatët e parë sirianë arritën sot në Gjermani me aeroplan nga Stambolli, në pajtim me marrëveshjen që Bashkimi Evropian e arriti me Ankaranë...

Refugjatët e parë sirianë arritën sot në Gjermani me aeroplan nga Stambolli, në pajtim me marrëveshjen që Bashkimi Evropian e arriti me Ankaranë me qëllim të pengimit të fluksit të pakontrolluar të migrantëve dhe refugjatëve në Evropë.
 
Gjashtëmbëdhjetë azilkërkues sirianë ateruan sot në qytetin verior gjerman Hanover, pas çka do të transportohen në qendrën për refugjatë larg rreth 140 kilometra, deklaroi përfaqësuesi i Drejtorisë federale gjermane për refugjatë.
 
Grupi i dytë sirian në Hanover do të ateroj sot rreth mesditës, deklaroi përfaqësuesi i njëjtë.
 
Në pajtim me marrëveshjen mes Brukselit dhe Ankarasë sot në Turqi gjithashtu arriti trajekti i parë me migrantë, të cilët Greqia i ktheu në Turqi./mia