Maqedoni
Tridhjetë ditë paraburgim për shkupjanin për dhunë familjare
04.04.2016 14:38
Shkupjani T.P. (48) mori kallëzim penal për "vrasje në tentim gjatë kryerjes së dhunës familjare"...

Shkupjani T.P. (48) mori kallëzim penal për "vrasje në tentim gjatë kryerjes së dhunës familjare", për të cilën gjykatësi në procedurën paraprake i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Siç kumtoi MPB-ja, i akuzuari me 2 prill ka tentuar ta vrasë bashkëshorten 29 vjeçare nga Shkupi, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë dhe në trup.
Përndryshe, T.P. deri më tani ka kallëzime penale për delikte pronësore për të cilat ka katër kallëzime penale, ndërsa në periudhën prej 2008 deri në vitin 2011 i janë dhënë gjithashtu katër kallëzime penale për rrezikimin e sigurisë në komunikacion me drejtimin e automjetit në gjendje të alkoolizuar dhe kallëzim penal për shkeljen e rendit publik me maltretim të tjetrit në banesë./mia
