Zyrtare: Conte, trajner i ri i Chelseat

04.04.2016 14:54

Antonio Conte është emëruar trajner i ri i Chelseat. Lajmin e ka konfirmuar klubi londinez, duke i dhënë fund spekulimeve disamuajshe...

46 vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare, por nuk do ta marrë në dorë klubin anglez para Evropianit të Francës, ku do ta udhëheq Përfaqësuesen e Italisë.
 
“Blues” ishin për një kohë të gjatë në kërkim të pasardhësit të Jose Mourinhos, derisa e kishin emëruar përkohësisht trajner holandezin Guud Hiddink.