Basketboll

NBA, Warrios nuk ndalen, Bryant s’njeh limite

04.04.2016 14:56

Rruga drejt historisë vazhdon. Golden State Warriors shkatërroi 136-111 Portland Trail Blazers falë një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse të Stephen Curry-t...

Rruga drejt historisë vazhdon. Golden State Warriors shkatërroi 136-111 Portland Trail Blazers falë një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse të Stephen Curry-t, që realizoi 39 pikë, dha 7 asist si dhe kontrolloi 6 topa nën tabelë.
 
38 pikët e Damian Lillard ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e Blazers përballë një skuadre që po i thyen të gjitha rekordet.
 
Deri tani Warrios kanë regjistruar 69 fitore sezonale dhe janë vetëm tre suksese larg rekordit të Chicago Bulls që në sezonin 1995-1996 e mbylli sezonin me 72 fitore dhe vetëm 10 humbje.
 
Vijon sezoni i dobët për New York Nicks që u mposht 87 – 92 në Madison Square Garden nga Indiana Pacers, që me këtë sukses konsolidon pozitat më vendin e shtatë në Konferencën e Lindjes. Në një përballje pa shumë ritëm më i miri në parket rezultoi Vujacic i New Yorkut me 21 pikë, ndërsa Paul George realizoi 20 pikë për Indianën.
 
I papërmbajtshëm Kobe Bryant në takimin e Staples Center mes Los Angeles Lakers dhe Boston Cetlic. 34 pikë realizoi “Black Mamba”, duke qenë më i mirë mbi parket, por loja e tij fantastike nuk e shmangu dot humbjen e kalifornianëve që mbeten të fundit në Konferencën e Perëndimit.
 
Phoenix Suns u ndal 86-101 në shtëpi nga Utah Jazz, me skuadrën nga Arizona që po zhvillon një sezon të dobët. Për Jazz ky sukses ishte nje hap më shumë drejt sigurimit të një vendi në zonën Play-Off.
 
Në përballjet e tjera të mbrëmjes Orlando Magic fitoi119-107 ndaj Memphis Griezlies, ndërsa Chicago Bulls u imponua 102-98 në parketin e Milwaukee Bucks.