Maqedoni

Mexhiti për emrat e shkollave: Të zyrtarizohen “Ismail Qemaili” dhe “Imri Elezi”

04.04.2016 15:02

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pret që së shpejti të zgjidhet edhe zyrtarizimi i emrave të dy shkollave “Ismail Qemaili” dhe “Imri Elezi”...

Emrat e këtyre dy shkollave vazhdojnë të qëndrojnë vetëm në tabelat e shkollave, por jo në dëftesa dhe në dokumente tjera, edhe pse komuna i ka kryer të gjitha procedurat dhe pret vendimin e Ministrisë. 
 
“Puna në komunë është kryer, presim çdo ditë, siç u krye me emrat  tjerë, si: ‘Hasan Prishtina’ në vend të ‘Cvetan Dimov’ dhe ‘Jashar Bej Shkupi’ në ‘Jane Sandaski’, dhe së shpejti do të jetë realitet edhe për shkollat ‘Imri Elezi’ dhe ‘Ismail Qemajli’”- deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Këto komente kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i bëri në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”, gjatë prezantimit të kontejnerëve për selektim dhe riciklim, PAKOMAK, të cilat janë të vendosura në të gjitha shkollat fillore të kësaj komune. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ