Botë

7 vjetori i Shqipërisë në NATO, Kodheli: Arritje madhore për të gjithë shqiptarët

04.04.2016 15:43

Shqipëria përkujton sot 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO, në Aleancën e Atlantikut të Veriut...

Me këtë rast Ministria e Mbrojtjes ka ekspozuar për publikun të gjitha mjetet dhe armët e reja në funksion të këtij dikasteri.
 
Përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, dhjetëra kureshtarë kanë shijuar nga afër pamjen që u janë vënë në dispozicion.
 
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u shpreh se Shqipëria do të japë gjithnjë kontribut për sigurinë e përbashkët të Evropës.
 
Shqipëria mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasburg më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, në të cilën morën pjesë kryeministrat e të dy vendeve. 
 
LULJETA NDOKA