Siri, vritet Almir Daci, xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin

04.04.2016 15:55

Almir Daci, ish-imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin, është vrarë në Siri, njoftojnë mediat shqiptare...

Lajmi konfirmohet nga bashkëfshatarë të Dacit në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

Almir Daci, militant i shtetit të vetëshpallur islamik, ISIS, është i njohur nga Shërbimi Inteligjent Shqiptar dhe Drejtoria e Anti-terrorit, si person që më parë rekrutonte të rinj për të luftuar në radhët e ISIS-it, apo për të financuar terrorizmin. 

Në Tiranë ishte hapur procesi gjyqësor ndaj tij, por në mungesë të Dacit, gjyqi shtyhej çdo herë.

Ai prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Prindërit e tij mohojnë se Almiri ishte terrorist, vetëm kërkojnë që trupi i tij të kthehet për ta varrosur në Shqipëri.