Maqedoni
BDI, takim me sektorin e shëndetësisë
04.04.2016 16:29
Përfaqësues të BDI-së kanë realizuar takim me bartës funksionesh, mjekë dhe sektorin civil nga fusha e mjekësisë...
Përfaqësues të BDI-së kanë realizuar takim me bartës funksionesh, mjekë dhe sektorin civil nga fusha e mjekësisë, me ç’rast janë shkëmbyer ide dhe sugjerime të cilat do të përfshihen në platformën 2020.
Shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, tha se deri tani nga 1025 projekte, mbi 800 janë realizuar, ndërsa nga debatet e këtilla do të shqyrtohen të gjitha idetë për t’u inkorporuar në programin zgjedhor të BDI-së.
“Në mënyrë transparente gjatë tërë kohës, të cilën kemi përgatitur ose kemi si strategji për ta përgatit programin zgjedhor të BDI-së, do të vazhdojmë edhe më tutje. Deri tani kemi pasur disa takime me segmente të ndryshme të shoqërisë, sot kemi me segmentin e shëndetësisë, ku presim nga mjekë, drejtorë nga shoqata joqeveritare që mbulojnë segmentin e mjekësisë, që t’i dëgjojmë idetë e tyre dhe idetë e tyre të jenë pjesë e programit zgjedhor të BDI-së”- deklaroi shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.
“Kjo është ideja për të cilën jemi këtu, që të bëjmë një balancë të asaj se deri ku kemi arritur me realizimin e projekteve nga mandati i kaluar dhe në bashkëpunim me ato që i përmendëm më herët unë dhe kryetari i shtabit, do të mund që disa projekte që nuk kemi arritur t’i realizojmë nga programi zgjedhor i kaluar, t’i bartim në programin e ri zgjedhor”- tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçe.
Ndërsa i pyetur në lidhje me mosfunksionimin e disa aparateve në spitalin e Tetovës që nga koha e vërshimeve, Ipçe tha se ato aparate i kanë garancionet dhe së shpejti do të riparohen.
ERSAN PAJAZITI
