Maqedoni

Popovski: KE përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor

04.04.2016 16:43

Komisioni Evropian përkrah mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme më 5 qershor...

Komisioni Evropian përkrah mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme më 5 qershor dhe sipas vlerësime të autoriteteve të BE-së, nuk ekziston arsye që këto zgjedhje të prolongohen.
 
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski, pas takimit të tij me  drejtorin e përgjithshëm për zgjerim, Kristian Danielson, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve.
 
“Pritjet e Komisionit Evropian janë se mund të shpresojmë në implementimin e zgjedhjeve të suksesshme më 5 qershor, me çka do të hapen dyert për daljen nga ky cikël i krizës politike dhe më pas në mënyrë të pashmangshme të fillohet me negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE”- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.
 
Sipas Popovskit, është  shumë me rëndësi vendi t’i  përkushtohet  adresimit të detyrave që janë të lidhura me  procesin e integrimit në BE dhe implementimin e reformave prioritare të evidentuara në raportin e vitit të kaluar. Shtetet anëtare të BE-së do të bëjnë presion që vendit t’i jepet mundësia për fillimin e bisedimeve, thekson Popovski. 
 
Drejtori i përgjithshëm për zgjerim, Danielson, nesër do të qëndrojë në Shkup, me ç’rast pritet t’i takojë përfaqësuesit e partive politike për të biseduar për situatën politike në vend.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU