Maqedoni
Regjistri Zgjedhor, LD: KShZ të paraqesë raport në Kuvend
04.04.2016 16:53
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kontrolli në terren është zhvilluar në kuadër të dinamikës së parashikuar...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kontrolli në terren është zhvilluar në kuadër të dinamikës së parashikuar, ndërsa është e fokusuar në regjistrimin elektronik të rezultateve të arritura.
Ndërkohë, zëvendësministri plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Kiracovski, akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në se kanë angazhuar ekipe të tyre për regjistrimin elektronik të këtyre të dhënave, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Përzhinës.
“VMRO-DPMNE dhe BDI vetë kanë krijuar ekipe që duhet të fusin të dhënat e kontrollit në terren të listës së zgjedhësve për evidencë speciale elektronike për nevojat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Është i dyshimtë edhe fakti që KShZ zyrtarisht ka kërkuar vetëm 36 persona për 8 komuna, kurse i janë dërguar mbi 100 persona pothuajse në të gjithë komisionet zgjedhore”- deklaroi zëvendësministri plotësues, Aleksandar Kiracovski.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit ka ftuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor që të dorëzojë raport në Kuvend në lidhje me pastrimin e Regjistrit Zgjedhor.
Në bazë të raportit, partia e Pavle Trajanovit kërkon nga Parlamenti që të hap debatin dhe të vlerësojë nëse një nga parakushtet kryesore, pastrimi i Regjistrit Zgjedhor, për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të lira, demokratike dhe të besueshme të 5 qershorit është përmbushur, thuhet në kumtesën e Lidhjes Demokratike.
NAIM RAMADANI
